Shkeli lejen e dhënë nga burgu i Fierit, pranga 36 vjeçarit

schedule10:00 - 29 Maj, 2019

schedule 10:00 - 29 Maj, 2019

Një 36 vjeçar nga Ballshi i dënuar me 7 vite burg është vënë në prangat e Policisë pasi shkeli lejen e dhënë nga burgu i Fierit.  36 vjeçari me iniciale G.T. ishte duke vuajtur dënimin për Trafikim të lëndëve narkotike. Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar.

Njoftimi i Policisë

Thyen lejen e dhënë nga IEVP Fier duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga shërbimet e Njësisë Operacionale “Sopoti” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vendin e quajtur “QTU” u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.

Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar.

Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale. /abcnews.al