Jetonin vetëm në një shtëpi në Vranjefc të Prishtinës. Ekrem Rexhepi bashkë me vëllain 16 vjeçar, G.R të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçarës nuk komunikonin as me pjesën tjetër të familjes.
Madje edhe për përfshirjen e dy vëllezërve në këtë vepër kriminale, familja kishin dëgjuar përmes avokatit të Ekrem Rexhepit.
Ata mbetën të shokuar kur kanë dëgjuar se dy vëllezërit dyshohet të kenë dhunuar 11 vjeçaren.
Për shkak të problemeve të krijuara vazhdimisht, vëllezërit Rexhepi nuk kanë raporte të mira as me familjarët tjerë që jetojnë këtu në Ballaban të Prishtinës.
Fqinjët këtu i treguan T7 se vëllezërit e dyshuar kanë sjellë vazhdimisht probleme të natyrave të ndryshme.
Kjo gjë konfirmohet edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që kanë konfirmuar se Rexhepi ka qenë i përfshirë edhe në vepra tjera penale.
Në paraqitjen e tij para trupit gjykues, Rexhepi është mbrojur në heshtje, ndërkohë T7 mëson se pala mbrojtëse ka kërkuar t’i bëhët ekzaminimi mjekësorë për t’u vërtetuar nëse 26 vjecari kreu aktin seksual me të miturën.
Rexhepit, vëllait të tij 16 vjeçar dhe dy të akuzuarve tjerëpër kryerjen e veprës penale dhunim ndaj të 11 vjeçare iu është caktuar masa e paraburgimit një muaj.
Ndërkohë Sh.K i dyshuari i pestë i moshës 19 vjeçare, është kapur këtë të martë nga Policia e Kosovës.
Në rrjetet sociale, 19-vjecari ka publikuar vazhdimisht video ku shihet i armatosur.
Madje në kohën sa ishte në kërkim, i akuzuari Sh.K publikoi një video mesazh duke besuar se do të jetë i pa prekshëm dhe së nuk është pishman për atë që ka bërë. /Express