Kundërofensiva e forcave ukrainase në jug, në Kherson, do të jetë e ngadaltë, por e suksesshme.
Kështu ka deklaruar këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, duke nënvizuar se është “një operacion i ngadaltë i planifikuar për të shtypur armikun, duke shpëtuar jetën e ushtarakëve dhe civilëve”, sipas la repubblica.
“Sigurisht, shumë do të donin një ofensivë në shkallë të gjerë me lajmet se ushtria jonë do të merrte kontrollin brenda një ore. Por ne nuk luftojmë kështu, ne e bëjmë atë për një kauzë dhe kjo kërkon kohë dhe përpjekje”, shtoi Arestovych.
“Kini durim, ky proces nuk do të jetë shumë i shpejtë, por do të përfundojë me ngritjen e flamurit ukrainas në të gjithë territorin”.
Në një intervistë me The Guardian Arestovych tha se trupat ukrainase kanë thyer mbrojtjen ruse në disa zona të frontit pranë qytetit të Kherson. Arestovych shtoi se forcat e Kievit po bombardojnë gjithashtu tragetet që Moska përdor për të furnizuar territorin e pushtuar në bregun perëndimor të lumit Dnieper.
/abcnews.al