Rusia pranon ofensivën e Ukrainës në jug, por pretendon se ka dështuar në mënyrë “të mjerueshme”

schedule07:38 - 30 Gusht, 2022

schedule 07:38 - 30 Gusht, 2022

Ministria ruse e mbrojtjes pranoi se një ofensivë e re ukrainase ishte nisur në rajonet Mykolaiv dhe Kherson, por tha se ajo kishte dështuar dhe ukrainasit kishin pësuar viktima të konsiderueshme, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.

“Përpjekja sulmuese e armikut dështoi në mënyrë të mjerueshme”, tha ministria, sipas The Guardian.

Megjithatë, zyrtarët e autoritetit lokal të emëruar nga Rusia i thanë më vonë gazetës se një breshëri raketash ukrainase lanë qytetin e pushtuar nga Rusia të Nova Kakhovka në lindje të qytetit të Khersonit pa ujë dhe energji.

Lexo edhe: Ukraina sukses në kundërofensivën e Khersonit, thyen mbrojtjen ruse dhe merr disa fshatra

Ndërkohë, CNN raportoi më herët se Ukraina ka arritur të marrë tri fshatra, ndërsa vija e mbrojtjes ruse është thyer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!