Vetëm njoftimi kishte mbetur, pasi Albion Marku dhe Devid Fejzulla kishin dalë në stërvitje me Teutën. Kubi durrsak ka konfirmuar huazimin e dy lojtarëve nga Dinamo.
“KF Teuta njofton se futbollistët Albion Marku dhe Devid Fejzulla do të jenë pjesë e klubit të Teutës deri në fund të sezonit.
Klubi ynë ka arritur marrëveshjen me klubin e FK Dinamo për huazimin e dy futbollistëve për pjesën e mbetur të sezonit.
Te dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sot në seancën e rradhës stërvitore që u zhvillua në Durrës.
KF Teuta i uron mirëseardhje Albion Markut dhe Devid Fejzulla dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton Teuta. / abcnews.al