Lucas Paqueta është e sigurtë që do të largohet nga Lyon, por jo që do të veshë fanellën e West Ham. Së fundmi ka pasur zhvillime.
Presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas, ka dekalruar se një klub tjetër anglez është futur në garë dhe nesër mund të ketë zhvillime.
“Është për të ardhur keq që Paqueta po largohet, por ai e kërkoi vetë. Menduam se e donin klube të mëdha, por nuk morëm oferta prej tyre.
Duhet të bisedonim në fund me West Ham. Tani është edhe një klyb tjetër anglez dhe mbase nesër në mëngjes do të zgjohemi me të reja të tjera. Emrin nuk u them dot”, tha Aulas për “Canal +”. / abcnews.al