Dëmtimi horror i Qefalisë, Tirana njofton gjendjen shëndetësore të lojtarit

schedule09:31 - 29 Gusht, 2022

schedule 09:31 - 29 Gusht, 2022

Dëmtimi horror që pësoi futbollisti i Tiranës në ndeshjen me Egnatinas, pas një përplasjeje me një lojtar kundërshtarë, panikosi të gjithë.

Klevi Qefalia tashmë është jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet nën monitorimin e mjekësve në spitalin e traumës në Tiranë.

Klubi i Tiranës njofton nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale gjendjen e lojtarit, ku bardheblutë theksojnë se tashmë lojtari ka hedhur pas krahëve gjendjen kritike.

“Stafi mjekësor i KF Tirana njofton se lojtari Klevi Qefalia ka kaluar tashmë gjëndjen e rëndë shëndetësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Klevi do të mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve të specializuar për t’u rikthyer sa më shpejt në gjendjen optimale. Një fjalë falenderimi shkon për stafin mjekësor të klubit për ndërhyrjen e shpejtë si edhe mjekëve të spitalit të traumës në spitalin ushtarak në Tiranë për kujdesin intensiv ndaj lojtarit.

Shërim të shpejtë Klevi, shtëpia jote e dytë pret të rikthehesh sa më shpejt mes nesh”, shkruan Tirana.


/f.a/abcnews.al