Media britanike “The Guardian” ka marrë në “mbrojtje” emigrantët shqiptarë, ndërsa ka bërë një artikull të gjatë rreth emigracionit të paligjshme.
Për disa javë rresht emigracioni i paligjshëm dhe emigrantët shqiptarë ishin kryefjala e mediave në Britani, të cilët bënin fajtor që qytetarët shqiptarë që shkonin në ishull për rritjen e krimit të organizuar.
Në artikullin e “The Guardian” thuhet se nuk janë shqiptarët ata që duhen bërë “kokë turku”, pasi emigracioni i paligjshëm mbetet një sfidë globale.
Ndërkohë më tej “The Guardian” shkruan se është e vërtetë që ka kriminelë shqiptarë që janë dëbuar nga Britania pasi janë kapur, por ka dhe të tjerë që paguajnë për të shkuar në ishull për të gjetur një vend pune dhe për të jetuar me ndershmëri.
/Abcnews.al/