Ardit Deliu mund të transferohet te Tirana, me kavajasin që prej kohësh është në bisedime me kampionët e Shqipërisë.
Kavajasi i cili shkëlqeu te Laçi në kampionatin shqiptarë është i gatshëm t’iu bashkohet 26 herë kampionëve për sezonin e ri.
Sipas “SuperSport” mësohet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i rikthimit të lojtarit në Superiore.
Ky do të ishte afrimi i tetë i Tiranës në merkaton verore. Përveç Laçit dhe Liepaja-s, Deliu ka luajtur edhe në futbollin kroat me ekipet e RNK Split dhe Hajduk Split. /f.a/abcnews.al