Rusia ka bllokuar një marrëveshje të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që kishte për qëllim forcimin e traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore (NPT) sepse Moska kundërshtoi një klauzolë për kontrollin e termocentralit Zaporizhzhia në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Dështimi për të rënë dakord për një deklaratë të përbashkët pas katër javësh debatesh dhe negociatash midis 151 vendeve në OKB në Nju Jork është goditja më e fundit ndaj shpresave për të ruajtur një regjim të kontrollit të armëve.
Seanca u shty për më shumë se katër orë për shkak të refuzimit të Rusisë, e cila përfshinte një referencë për termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është i pushtuar nga forcat ruse. Alarmi u ngrit të enjten kur u ndërpre përkohësisht rrjeti elektrik i termocentralit.
Forcat ruse thuhet se po planifikojnë të shkëpusin centralin përgjithmonë nga rrjeti ,duke ngritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme. Në një paragraf në draftin përfundimtar të tekstit të premten theksohet rëndësia kryesore e kontrollit nga autoritetet kompetente të Ukrainës të objekteve bërthamore, siç është termocentrali bërthamor i Zaporizhzia.
Delegacioni rus ishte i vetmi që doli kundër, por fajësoi Ukrainën dhe “mbrojtësit” e saj për prishjen e konferencës, duke i quajtur negociatat një “lojë të njëanshme”. Pasi dha deklaratën e tij, delegacioni rus u largua nga selia OKB-së.
/abcnews.al