Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tirana jo e vetme në garë, Lulaj tentohet edhe nga Vllaznia

schedule21:53 - 26 Gusht, 2022

schedule 21:53 - 26 Gusht, 2022

Bruno Lulaj është larguar nga Kukësi dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur disa oferta. Dëshira e mbrojtësit është që të luajë jashtë dhe nga Rumania, Qipro e Greqia ka pasur disa kontakte.

Deri më tani nuk ka konkretizim dhe ende mbrojtësi është lojtar i lirë. Për të ka interesim edhe në Abissnet Superiore, madje nga kampionët e sezonit të shkuar, Tirana.

Trajneri Shehi e njeh mbrojtësin, pasi e ka pasur nën urdhra te Skënderbeu dhe Kukësi, ndërsa tani mund ta ketë edhe te Tirana. Gjithsesi bardheblutë nuk janë të vetmit në garë.

Abcnews.al mëson se për shërbimet e Lulajt interesohet edhe Vllaznia. Ditën e sotme drejtues të klubit shkodran kanë kontaktuar me futbollistin nga Elbasani, i cili duhet të vendosë shpejt se ku do ta vijojë karrierën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!