Sergio Ramos kriset me presidentit Perez dhe nuk përjashtohet mundësia e largimit nga Real Madrid. Juventus ka gati planin për rikthimin e Pogba në Torino.
Shtohen zërat e një krisje të mundshme mes kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos dhe presidentit Florentino Perez. Mediat spanjolle raportojnë se qendër mbrojtësi iberik është drejt lamtumirës me skuadrën që ka luajtur për plot 14 sezone me radhë, që nga viti 2005, kur u largua nga skuadra e Sevillas.
Pak ditë më parë u fol për një kalim tek skuada e Juventusit në kampionatin italian ku do të bashkohet me ish-shokun e tij Cristiano Ronaldon, por tashmë dalin detaje të reja në lidhje me të ardhmen e 33-vjeçarit. Ramos ka marrë një ofertë të majme nga kampionati kinez dhe nuk përjashtohet opsioni i transferimit në Kinë.
Juventus ka në përbërje një nga talentet e së ardhmes. Bëhet fjalë për sulmuesin Moise Kean dhe lëvdatat në drejtim të 19-vjeçarit nuk kanë munguar për asnjë moment. Sulmuesit bardhezi i skadon kontrata në sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e zonjës së vjetër kërkojnë që futbollisti të rinovojë deri në vitin 2024. Natyrisht me një rritje të pagës deri në tre milionë euro në sezon, palët janë shumë pranë marrëveshjes.
Paul Pogba është një dëshirë e madhe në shtëpinë bardhezi për ta parë sërish kampionin e botës me Francën me ngjyrat bardhezi. Drejtuesit e klubit torinez po mendojnë për një shkëmbim të bujshëm. Juventus propozon dyshen Dybala-Sandro për të arritur te mesfushori i Manchester United. Një propozim që pritet të tundojë jo pak drejtuesit e skuadrës angleze pasi të dy lojtarët e Juventusit janë në listën e dëshirave të klubit.
Mbappe dhe Neymar më shumë mundësi nuk do të largohen nga PSG në merkaton e verës. Paralajmërimet për një përjashtim të mundshëm të klubit francez për shkak të mosrespektimit të Fair Play Financiar ka ndryshuar strategjinë e skuadrës. Për të ofruar lojtarë të rinj në skuadër më parë duhen shitur, por presidenti Al Khelaifi i cilëson si të paprekshëm dy sulmuesit e skuadrës ndaj të sakrifikuesit mund të jenë futbollistët e tjerë./ABC News Albania 24/7