Zgjedhjet në PE si ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE

schedule21:39 - 27 Maj, 2019

schedule 21:39 - 27 Maj, 2019

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe ndikimin në Shqipëri për rrugën drejt integrimit ka qenë tema natën e sotme në Byro Politike me Juli Xhokaxhi. Të ftuar për të folur për këtë temë kanë qenë:

Paskal Milo, ish-ministër i jashtëm,

Agim Nesho, ish-ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

Alfred Peza, sekretar për mediat në Partinë Socialiste, gazetar,

Tomorr Alizoti, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, diplomat,

dhe në një lidhje direkte nga Brukseli ishte gazetarja e ABC News Erisa Zykaj.

Ata kanë bërë analizën e tyre në lidhje me zgjedhjet në parlamentin evropian, parë kjo në këndvështrimin se si do të ndikonin ato në çështjen e integrimit evropian të Shqipërisë në qershor të këtij viti.

Sipas Ish-ministrit të jashtëm Paskal Milo me rezultatet e deritanishme në parlamentin Evropian tregojnë se  nuk do të ketë surpriza pasi në raste të tilla partitë do të duhen të pajtohen me të papajtueshmit. Establishmentet politike të Evropës, pavarësisht se patën rënie ata gjithsesi mbeten aktorët kryesorë të jetës politike parlamentare evropiane, por kjo do të varet shumë se me kë do të bëjnë aleanca.

Paskal Milo: Pritshmëritë ishin për më keq por shifrat treguan se establishmentet pavarësisht se patën rënie ata gjithsesi mbeten aktorët kryesorë të jetës politike evropiane. Evropa do të vazhdojë të drejtohet prej tyre por varet shumë se si do të bëhen koalicionet.

Gazetarja e ABC News Erisa Zykaj ka dhënë një panoramë të qartë të situatës aktuale dhe rezultateve të deritanishme të parlamentit evropian. E pyetur nga Juli Xhokaxhi se cilat janë rezultatet dhe cfarë pritet të ndryshojë, Zykaj tha:

“Kemi patur disa deklarata nga kandidatët për presidencën e komisionit evropian Weber ka deklaruar që PPE është  në pozitë kryesuese sepse është forca e vetme fituese në parlamentin evropian por ai ka thënë se i është i hapur ndaj të gjithëve për të formuar një shumicë ndërkohë pati një ndryshim nga dje deri sot sepse kandidati social demokrat foli më tepër për një platformë progresiste për ata që kanë të njëjtat problem si çështja e ngrohjes së planetit, ndryshimeve klimaterike, të drejtësisë sociale, të shteti ligjor, të demokracisë. Ai ftoi të gjelbrit dhe liberalët por jo Partinë Popullore Evropiane. Ndryshimi që ndodhi më pas ishte që PPE ka patur më shumë deputet dhe tashmë kemi një diferencë me 34 deputetë më shumë për PPE në krahasim me grupimin social demokrat. Sot kanë filluar negociatat se kush do jetë presidenti i komisionit evropian, cili do jetë grupimi që do formojë shumicën. shumica absolute do të përbëhet nga 376 vende në një total prej 751 vende në parlamentin evropian. për momenti 3 grupimet që propozohen nga social demokratët nuk arrijnë dot ta kenë këtë shumicë kështu që janë të detyruar të bëjnë koalicionet për partinë Popullore Evropiane. PPE mund të bëj koalicion me socialdemokratët dhe të gjelbrit. Ekstremet e partive edhe pse kanë shënuar forcën e parë në Francë, në Itali apo Belgjikë nuk do të mund të arrijnë të bëjnë çerekun, pra për momentin ata nuk e arrijnë 1/3”.

Më tej në këtë analizë folën edhe figurat e tjera të njohura të diplomacisë dhe gazetarisë të cilët dhanë mendime të ndryshme.

Agim Nesho: Jashtë surprizave projekti evropian jo vetëm po vazhdon për njerëzit, kemi pjesëmarrje masive dhe tregon që ka një interes. Elementi surprizë mund të jetë se kush mund të drejtojë Komisionin Evropian.

Alfred Peza: Lajm i mirë është që kanë fituar forcat që janë pro zgjerimit, kjo na intereson si vend aspirant, tjetra është që, për herë të parë një shqiptare është pjesë e parlamentit evropian. Kemi një prurje të Berluskonit ashtu si kundër Salvini arriti të dominohej si partia e parë.

Tomorr Alizoti: Unë mendoj që partitë popullorë të djathta janë parësore dhe e majta ka humbje të mëdha. Në këtë format politik zgjerimi do jetë i vështirë. Nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh në lidhje me interesat shqiptare.

Alfred Peza: Ajo që lexohet është që pothuaj të gjitha vendet e BE do të kenë shkundje politike dhe do të kenë një ripërcaktim të prioriteteve në rrafshin evropian. Partitë evropiane nuk e kanë më shumicën apo mazhorancat si të majtat si të djathtat.

Të pyetur për një gjykim se ku jemi në lidhje me pritshmërinë për integrimin e Shqipërisë në BE dhe  çfarë mund të ndryshojë në zgjerim ekspertët u shprehën:

Paskal Milo: Hapja e negociatave me Shqipërinë në qershor nuk mund ta marrin anëtarët e parlamentit të ri. Tani janë 2 ose 3 institucione që thonë në se hapen ose jo negociatat. Nëse do i besojmë gazetës prestigjioze “Financial Times” thuhet se do të ketë kritika të forta për Shqipërinë. Nëse vendet anëtare të BE siç ka paralajmëruar gjermania atëherë mundet që të stopohet procesi. Nuk e dimë si do të sillet Macron i cili ka dhënë një mesazh të qartë që është ende herët për integrimin duke parë problemet e brendshme. Mendoj se më mira do jetë, që të mos e fusin në axhendë në qershor po të shtyhet nga vjeshta. Ajo që mua më bën optimist është që Parlamenti Evropian ka një konfigurim pozitiv ndaj interesave tona.

Tomorr Alizoti: Mendoj që në qershor Shqipëria nuk mund të hapë negociatat. Evropa në tërësi është për një frenim të zgjerimit. Ka disa mendime në Gjermani që Maqedonia duhet shpërblyer në rastin e emrit ndërkohë që Shqipëria nuk ka bërë progres. Unë e shoh të vështirë hapjen e negociatave.

Alfred Peza: Ajo që ndodhi me këto zgjedhje ishte skenari më i mirë i mundshëm për ne. Kjo tregon që fryma e zgjerimit vazhdon. Duhet thënë se mbas këtij rezultati tregon që era fryn në favor të ambicies tonë në hapjen e negociatave./abcnews.al