Lajçak e Escobar negociuan me të deri pas mesnate, Vuçiç në Instagram: Lufta po vazhdon e unë po shtirem sikur nuk jam lodhur

schedule08:20 - 26 Gusht, 2022

schedule 08:20 - 26 Gusht, 2022

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se pjesa e dytë e takimeve me të dërguarit e posaçëm Gabriel Esobar dhe Miroslav Lajcak, me praninë e Ambasadorit Hill e Kreut të Delegacionit të BE-së në Serbi Emanuele Giaufret, që u zhvilluan të enjten përfundoi sot, e premte 26 gusht, 15 minuta pas mesnate.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, presidenti serb ka shkruar:  “Lufta po vazhdon e unë po shtirem se nuk jam lodhur”.

Pas rreth dy orë bisedimesh, shefi i shtetit serb ka folur për një kompromis të vogël që mund të arrihet, pa treguar se për çfarë bëhet fjalë.

Për targat dhe disa “çështje të mëdha”, siç ka thënë ai, duket se s’do të ketë fare zgjidhje. Vuçiç, ka paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve në ditët e ardhshme.

“Besoj që në ditët e ardhshme që janë para nesh, do të mundemi që për një pjesë të vogël, të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pasi është e qartë, se për targat dhe disa çështje më të mëdha, s’do të vijmë fare të nje zgjidhje e tillë”.

Lexo edhe: Çështja e targave, Vuçiç beson në “zgjidhje kompromisi” me Kosovën

Ai ka thënë se fakti që po shpreson s’do të thotë asgjë, pasi sipas tij duhen shumë garanci dhe shumë punë. Tutje, Vuçiq ka shtuar se ditët e ardhshme do të punojnë me zell për ta ruajtur paqen për “popullin tonë” dhe që serbëve t’u sigurohet “mbetja e mëtejme” në Kosovë, shkruan Express.

Deri tani nuk dihet se për çfarë kompromisi po flet Vuçiç.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë Escobar e Lajçak kanë dëgjuar qëndrimet e Kryeministrit Kurti i cili ka thënë se nuk heq dorë nga targat RKS dhe reciprociteti në dokumente që planifikohen të zbatohen nga 1 shtatori./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!