Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

schedule09:33 - 25 Gusht, 2022

schedule 09:33 - 25 Gusht, 2022

Faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar. Në një profil tjetër që administrohet prej tij Taçe ka bërë një njoftim për hakerimin e faqes zyrtare. Për të shmangur çdo keqkuptim, kryebashkiaku socialist u thotë qyterarëve të vetë të shmangin çdo keqkuptim në “messenger”.

“Prej ditës së sotme, ”Klodian Taçe-Faqja Zyrtare” është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë t’ë rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.

Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ”Klodian Taçe – Faqja Zyrtare”, shkruan kryebashkiaku Klodian Taçe në rrjetin social “Faceboook”.

/abcnews.al