Samuel Umtiti do të jetë një lojtar i ri i Lecces. Mungon vetëm zyrtarizimi i transferimit të mbrojtësit francez.
Sipas “Sportmediaset”, tashmë po diskutohet vetëm detajet e fundit të marrëveshjes mes palëve, pasi Barcelona ka nënshkruar dokumentet për futbollistin francez, i cili do të zbarkojë nesër në Salento në formë huazimi për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të zakonshme mjekësore dhe më pas nënshkrimin e kontratës.
Klubi katalanas do të paguajë të gjithë pagën prej njëzet milionë euro, ndërsa pulianët do të rezervojnë bonuse për t’i paguar Barcelonës në bazë të numrit të paraqitjeve. /f.a/abcnews.al