Protesta e radhës e opozitës do të mbahet më 2 Qershor. Ky është vendimi më i fundit i Partisë Demokratike, e cila ka vendosur të mos e zhvillojë protestën më 31 Maj siç e kishte paralajmëruar, por dy ditë më vonë. Protesta do të zhvillohet para Kryeministrisë, ndërsa sipas burimeve do të ketë edhe një marshim paqësor para Parlamentit, ashtu si edhe në protestën e 25 Majit.
Protesta e paralajmëruar e 31 Majit ka bërë që një ditë më parë Kryeministri Edi Rama të vendoste shtyrjen me 1 ditë të çeljes së fushatës zgjedhore, vendim ky, i marrë nga shtabi elektoral i Partisë Socialiste./ABC News Albania 24/7