Festime të heshtura në Ditën e Pavarësisë të Ukrainës, momentet kyçe të pushtimit rus në 6 muaj luftë

schedule09:03 - 24 Gusht, 2022

schedule 09:03 - 24 Gusht, 2022

Sot Ukraina feston Ditën e Pavarësisë së vendit, me masave të rrepta sigurie për shkak të frikës nga sulme të egra ruse.

Zakonisht në Ditën e Pavarësisë Ukraina zhvillon parada ushtarake në qendrën e Kievit, por festimet këtë vit janë zbehur për shkak të pushtimit rus të vendit që ka nisur që prej 24 shkurtit.

Sot në vend të tankeve ukrainase për paradë, në rrugët e Kievit vërehen mjetet e ushtrisë ruse të shkatërruara ose të sekuestruara nga ukrainasit, shkruan BBC.

Për shkak të luftës sot në Kiev nuk do të mbahet asnjë aktivitete festiv. Mes frikës se Rusia mund të përdorë këtë datë të shënuar për të goditur qytetet në të gjithë vendin, aktivitetet publike në kryeqytet janë ndaluar për dy ditë.

Lexo edhe: Liderët botërore urojnë Ukrainën në Ditën e saj të Pavarësisë

Banorëve u është kërkuar që të marrin seriozisht sirenat e sulmit ajror, raporton abcnews.al.

Tensionet kanë qenë veçanërisht të larta ditët e fundit, pas një sërë shpërthimesh dhe sulmesh në Krimenë e pushtuar nga Rusia dhe vrasjes së opinionistes politike ruse Daria Dugina ( e bija e aleatit të ngushtë të Putinit) në Moskës gjatë fundjavë së kaluar.

Lexo edhe: Sot dita e Pavarësisë në Ukrainë, Zelensky: Të jemi vigjilentë, rusët mund të sulmojnë sërish Kievin

Kjo ditë shënon gjithashtu edhe gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit rus ( 24 shkurt).

Por cilat janë zhvillimet kryesore të luftës Ukrainë-Rusië në këto gjashtë muaj?

• 24 shkurt: Pas disa muajsh spekulimesh, Vladimir Putin fillon pushtimin e Ukrainës, duke e përshkruar atë si një “operacion ushtarak special” me qëllim “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e vendit.

• 7 mars: Ukraina dhe Rusia bien dakord të hapin korridoret humanitare për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, por përpjekjet dështojnë ndërsa bombardimet ruse vazhdojnë .

• 30 mars: Rusia njofton fillimisht se do të ndalojë sulmin e saj në Kiev. Por më vonë ajo do të zhvendosë fokusin e saj në Ukrainën lindore.

• 1 prill: Masakra në Bucha. Trupat ruse filluan të tërhiqen nga qyteti afër Kievit. Pas tërheqjes janë gjetur trupa të pajetë në rrugë, gjë që tregon për një masakër civile

• 20 maj: Rusia merr kontrollin e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol pas një rrethimi të gjatë

• 25 qershor: Qyteti lindor i Severodonetsk bie në duart e Rusisë, me fqinjin Lysychansk më 3 korrik , duke i dhënë Moskës kontroll pothuajse të plotë të rajonit lindor të Luhanskut.

• 1 gusht: Anija e parë me grurë largohet nga Ukraina sipas një marrëveshje historike me Rusinë, e cila kishte bllokuar portet e Ukrainës që nga shkurti./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!