Von der Leyen nderon viktimat e luftës: Jemi të frymëzuar nga guximi i atyre që dhanë jetën

schedule10:56 - 23 Gusht, 2022

schedule 10:56 - 23 Gusht, 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u ka bërë homazhe ukrainasve për dhënien e jetës së tyre për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar blloku evropian.

Në kuadër të Ditës së Përkujtimit në mbarë Evropën për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe autoritare, ajo tha në një deklaratë:

“Më 23 gusht, ne nderojmë kujtimin e viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, në Evropë dhe më gjerë. Sot, në 83-vjetorin e nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribbentrop, kjo datë ka një rëndësi të veçantë. Këtë vit, Putini solli përsëri tmerret e luftës në Evropë, së bashku me kujtesën se paqja nuk mund të merret si e mirëqenë.

Kujtimi i dhimbshëm i së kaluarës nuk është thjesht një kujtim i largët, por ka gjetur një jehonë në luftën e paligjshme dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Jemi të frymëzuar nga guximi i atyre që atëherë iu kundërvunë padrejtësisë dhe shprehim respektin dhe mbështetjen tonë për shumë burra dhe gra që janë të detyruar ta bëjnë sërish sot. Populli ukrainas po jep jetën për të mbrojtur vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi ynë.

Sot më shumë se kurrë, ne qëndrojmë të bashkuar kundër propagandës ruse të kontrolluar nga shteti që shtrembëron historinë, përhap konspiracion dhe ndëshkon ata që e kundërshtojnë atë. Ne do të vazhdojmë me vendosmëri punën tonë për të luftuar dezinformimin. Dhe ne do të sigurojmë që ata që rezistuan kundër totalitarizmit nuk do të harrohen.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!