Ermal Fejzullahu merr urimet e përzemërta nga prindërit dhe gruaja, sa vjeç bën këngëtari

schedule11:02 - 23 Gusht, 2022

schedule 11:02 - 23 Gusht, 2022

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka një karrierë të suksesshme muzikore. Jeta profesionale po ashtu dhe ajo private kanë qenë padyshim të komentuara nga mediat rozë. Ai është i martuar prej vitesh me Ariana Fejzullahun, të cilët janë prindër të katër fëmijëve.

Ditën e sotme, këngëtari feston 34 vjetorin e lindjes dhe një ndër urimet më të bukura e ka marrë nga partnerja e tij. “Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri, të paçim gjithë jetën”, ka shkruar ajo krahas një fotoje me Ermalin.

Dhe nëna e tij, Nera ka ndarë një fotografi kur Ermali ishte një fëmijë, ndërsa ka shkruar: “Urime ditëlindjen për ty pika ku fillon universi jem. Shëndet e jetë paç dritë e syve të mi”, ka shkruar ajo. Nuk ka munguar një urim as nga babai i tij, legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu.

“Ty ilaq e mehlemë i shpirtit e jetes tem.Ty krenaria e jem.Ty qe na e flladite shpirtin,i festofshe edhe 100 ooooo Ermal @ermal.fejzullahu”, ka shkruar këngëtari krahas një fotoje ku shihet me të birin.

/abcnews.al