Presidenti i Austrisë rrëzohet në mal, përfundon në spital

schedule14:54 - 22 Gusht, 2022

schedule 14:54 - 22 Gusht, 2022

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka pësuar lëndime të lehta teksa ecte në mal, të dielën pas dite.

Ai rrëshqiti teksa ishte duke bërë ecje në mal në Kaunegrat dhe u dërgua në spitalin më të afërt.

Van der Bellen pritet të qëndrojë në spital deri të hënën mbrëma, sipas gazetës së përditshme austriake Kronen Zeitung, dhe ka anuluar takimet e tij të hënën dhe të martën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!