Filipinet kanë rihapur shkollat pas dy vitesh mbylljeje për shkak të koronavirusit. Miliona fëmijë u rikthyen sot në shkollë, duke shënuar për shumë një rikthim në jetën normale pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.
Filipinet janë një nga vendet e fundit në botë që ka rihapur shkollat, ndërkohë që mbylljet e zgjatura të shkollave kishin ngritur frikën e përkeqësimit të situatës arsimore të vendit tashmë në krizë.
Përpara rihapjes së shkollave, qeveria ka rritur fushatën e saj të vaksinimit kundër Covid-19 dhe ka njoftuar se do ta bëjë transportin publik falas për të gjithë nxënësit deri në fund të vitit.
/abcnews.al