Prokuroria e Elbasanit e ka regjistruar për çështjen e rusëve dhe ukrainasit që hynë në uzinën e Gramshit, tre akuza që lidhen me spiunazh, që janë: Neni 214, sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë, neni 237 goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta.
Të shtunën e 20 gushtit dy shtetas rusë dhe një ukrainas tentuan ) në uzinën e përpunimit të armëve në Gramsh.
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, me pasaportë ruse, Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse, dhe një tjetër i ri me pasaportë ukrainase u arrestuan nga autoritetet shqiptare mbrëmjen e së shtunës pas incidentit në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Ata patën përplasje me rojet ushtarake në momentin që njëri prej tyre tentoi të futej në godinën ushtarake dhe ta fotografojë.
Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar ushtarakët Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka. Gjendja e tyre shëndetësore u përmirësua pas transportimit në Pavijonin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ndërkohë ka dyshime se tre të huajt mund të jenë agjentë.
Por pretendimi i tyre është se ata janë blogerë, që udhëtojnë nëpër botë dhe fotografojnë baza ushtarake të braktisura. /abcnews.al