Mungesa e ujit po largon pushuesit nga Ksamili, banorët: Po e blejmë, bashkia s’jep zgjidhje

schedule16:00 - 21 Gusht, 2022

schedule 16:00 - 21 Gusht, 2022

Ksamili është populluar këtë muaj nga turistët, por banorët që lëshojnë dhoma me qira thonë se prej mungesës së ujit disa I kanë lënë pushimet në mes.

“Dal në rrugë me zë klientë, klienti më ikën. Më kanë ikur 2 djem nga Elbasani ma nxinë jetën sikur e kisha fajin unë se s’ka ujë. Me të ardhurat nga turizmi jetoj me gjithë familjen.”

Gjatë verës ky fshat turistik më së shumti po furnizohet me ujë nga autobotët. Uji i rrjetit ju vjen një herë deri dy herë në ditë nga një orë.

“Kush është lart në fshat nuk i shkon, uji atyre të pjesës së kodrës.”

“Që në fillim të sezonit s’ka, vetëm në dimër ka ujë. Po e blejmë me lekë.”

“Mbajmë rezerva, vijnë dhe autobotet.”

Të tjerët kanë gjetur zgjidhje alternative kanë depo, po shpesh herë ato nuk ju mbushen.

“Kam bërë depo 7-8 milionë. Unë me depo dhe kam ngelur pa ujë. Bashkisë i kemi thënë s’më mbetet gjë tjetër veç të gjej një pistoletë me vra veten.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!