Si do të jetë moti javën e fundit e muajit maj?

schedule14:41 - 26 Maj, 2019

schedule 14:41 - 26 Maj, 2019

Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajit maj, moti vijon të mbetet i paqëndrueshëm dhe me kapriço. Sipas MeteoAlb fundjava dhe fillimi i javës do karakterizohen nga mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Kushte të tilla meteorologjike të paqëndrueshme pritet të ketë edhe fillimi i qershorit.

Të gjithë do duhet të presim për të parë temperaturat normale të stinës së verës. Vranësirat e reshje shiu do jenë binomi që do na shoqërojë në javët e ardhshme mes kthjellimeve e rrezeve të kursyera të diellit.

Njëlloj si këtë fundjavë, vranësirat do jenë dominuese, për të gjeneruar shira të lehtë në orët e pasditës.

Shërbimi Meteoalb bën ditur për ABC News se ky mot do na shoqërojë edhe në fillimjavë. E hëna do ketë panoramën me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit.

“Ky mot i paqëndrueshëm do vijojë deri në mbyllje të muajit maj e gjithë javën e ardhshme, cadra do jetë aksesori i nevojshëm për të gjithë”.

Edhe temperaturat parashikohen në rënie me dy gradë, por duke ruajtur gjithsesi parametrat e stinës deri në 27 gradë Celsius javën e ardhshme.

Për ata që përgatiten të nisin pushimet e stinës muajin e ardhshëm, vijnë lajme jo fort inkurajuese. Pjesa e parë e muajit qershor pritet të jetë e lagësht, me mot të paqendrueshëm.  /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!