Carlo Ancelotti ka konfirmuar largimin e Casemiro, i cili pritet të bashkohet me Manchester United për shumën e 70 milionë eurove, ndërkohë që edhe kontrata e tij do të jetë ndjeshëm e përmirësuar në aspektin financiar.
“Kam folur me Casemiron dhe ai dëshiron të provojë një sfidë të re. E kuptojmë vendimin e tij. Negociatat vazhdojnë, por ai ka vendosur të largohet nga Real Madrid.
Planet e mia nuk do të ndryshojnë me largimin e Casemiros, pasi kemi Modric, Kroos, Tchouameni, Ceballos, Valverde dhe Camavinga.
Gjashtë mesfushorë janë mjaftueshëm për këtë sezon. Ata janë shumë të mirë”, është shprehur trajneri italian i Real Madrid, Carlo Ancelotti. / abcnews.al