21:27 – Përfundon protesta e opozitës. Ajo zgjati rreth dy orë e gjysmë. Tubimi nisi përpara Kryeministrisë dhe më pas u zhvendos përpara Parlamentit. Përgjithësisht gjatë gjithë zhvillimit të saj nuk pati incidente, përveç një rasti përpara Kuvendit.
Aty u hodhën mjete piroteknike dhe flakadanë, çka solli dhe reagimin e policisë që hodhi ujë në drejtim të protestuesve. E gjithë situata zgjati pak minuta, pasi Basha u zhvendos shumë shpejt drejt selisë së Partisë Demokratike.
21:20 – Kreu i Partisë Demokratike gjatë fjalimit përmbyllës në selinë blu u bëri ftesë qytetarëve t’u bashkohen protestave të ardhshme. Gjithashtu ai deklaroi se vetëm largimi Ramës mund t’i hapë rrugë zgjidhjes politike.
“Shkaktari do largohet, kjo i jep rrugë zgjidhjes politike. Këtë e dinë të gjithë, e di dhe Europa. Rama ik, hapi rrugë zgjidhjes politike. Beteja jonë po shkon drejt fundit që paracakton historia për kombëtar që nuk pranojnë të keqen. Beteja jonë po shkon drejt çlirimit të Shqipërisë ndaj krimit, kërkesa ime është të qëndrojmë në këmë dhe gati për ta çuar misionin tonë deri në fund”, tha Basha.
21:06 – Lulzim Basha zhvendoset në drejtim të selisë së PD-së. Pavarësisht tërheqjes së tij, një pjesë e protestuesve vijuan të qëndrojnë përpara Kuvendit. Është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, që i bën thirrje pjesës që vijon të qëndrojë që t’i bashkohen masës tjetër që lëvizte drejt selisë.
21:04 – Pak minuta pas arritjes së tyre para Kuvendit, protestuesit kanë hedhur tymuese, kapsolla dhe lëndë piroteknike. Ndërkohë policia është kundërpërgjigjur dhe ka hedhur ujë në drejtim të protestuesve. Siç raporton gazetari i ABC News pranë ambienteve të Parlamentit, në përgjithësi situata ka qenë e qetë, ndryshe nga herë e tjera, ku është përdorur edhe gaz lotsjellës.
20: 30- Pas përfundimi të fjalës së tij para Kryeministrisë, Basha u ka kërkuar protestueseve që të drejtohen drejt Kuvendit. Ai u ka kërkuar që të ndezin dritat e telefonit duke i quajtur ata dritat e shpresës, dhe tubimi u zhvendos nga Kryeministria tek Parlamenti.
20: 00- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij para protestuesve të mbledh tek Kryeministria. Ai është shprehu se mesazhi i popullit është i qarët “Rama Ik”, ku sipas tij shumë shpejt do bëhet realitet.
“Në këtë bashkim historik të zemrës dhe mendjes, në këtë garanci kombëtare për fitoren e betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Këtë shesh e ka pushtuar si asnjëherë tjetër oqeani i sovranit dhe janë bashkuar zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Sonte shikojnë sytë tuaj, dëgjojnë zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, unë dhe gjithë Evropa, shpresën e këtij kombi të ngritur. Është mbushur ky shesh, me kurajo dhe vendosmëni dhe më një mesazh që duhet ta dëgjojë gjithë bota: Rama ik! “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!” Ky është mesazhi, kjo është aspirata, ky është misioni që thonë shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt, të këtë tubim të 6-të. Nuk ka në Evropë Kryeministër që të kapet duke vjedhur zgjedhjet. Nuk ka në Evropë politikanë, kriminelë, përdhunues, dhe trafikantë. Atje ata shkojnë para drejtësisë. Sot e derisa të bëhet realit një mesazh ka populli: Rama ik!” Zëri juaj u dëgjua, po dëgjohet, nuk do të ketë asnjë fund tjetër për këtë betejë përveç largimit të qeverisë së krimit. Mjerë ai që nuk ka vesh dhe nuk dëgjon, e dëgjoi gjithë Shqipëria, e dëgjoi gjithë bota. Zgjedhje demokratike pa opozitën nuk do të ketë. Jepjani përgjigjen ta dëgjojë deri në Surrel, ta dëgjojë në çdo bunker që futet: Rama ik”, tha Basha.
19:43 – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, del nga selia blu dhe niset drejt Kryeministrisë.
19:00 – Nis protesta e 6-të kombëtare e opozitës së bashkuar, kundër qeverisë Rama. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, protestuesit u grumbulluan në orën 19:00 para Kryeministrisë.
Partitë opozitare kërkojnë largimin e Ramës, për krijimin e një qeverie tranzitore, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Ndërsa Drejtoria e Policisë ka dhënë leje për tubimin nga ora 19:00 deri në mesnatë. Uniformat blu kanë kaluar në gatishmëri, por të pranishme do të jenë edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Reparti Special RENEA.
Ashtu si në të gjitha tubimet e opozitës, policia ka rrethuar me gardh metalik institucionet ku pritet të kalojnë protestuesit. Ndërsa thuhet se do të jenë 1500 forca policie, që do angazhohen për mbarëvajtjen e protestës./abcnews.al