E quajtën Kurtin liderin e opozitës, reagime për gafën e Brukselit 

schedule17:30 - 18 Gusht, 2022

schedule 17:30 - 18 Gusht, 2022

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ku transmetohen në kohë reale takimet që zhvillohen në Komisionin Evropian, është bërë një gafë. Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në njoftimin për takimin që u mbajt sot në kuadër të dialogut me Serbinë i është si “lideri i opozitës”.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhej në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Ndonëse gabimi u korrigjua më pas, ka ngjallur reagime të shumta. Gazetares austriake Franziska Tschinderle i është dukur e pabesueshme që Kurtit i janë referuar si “lider i opozitës” në vend të kryeministër.

Habisë së gazetares i është bashkuar edhe eurodeputeti austriak që përkrah fuqishëm Kosovën, Lukas Mandl.

“Ndoshta mund të kërkoj një sqarim për çështjen që gazetarja ka ngritur”, ka shkruar Mandl, duke ia adresuar pyetjen Von Der Leyen-it, Birellit, Varhelyit dhe Lajcakut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!