Të vendosur për të eliminuar çdo mundësi të përhapjes së koronavirusit, Kina ka vendosur të testojë jo vetëm ekuipazhet e anijeve të peshkimit, por edhe peshqit.
Autoritetet në Xiamen e panë të nevojshme që të gjithë peshkatarët t’i nënshtroheshin testeve për Covid -19, duke përfshirë peshqit dhe ushqimet e detit.
“Aktualisht të gjithë banorët në qytetin Xiamen duhet t’i nënshtrohen një testi për COVID- 19, si dhe peshqit që ata kapin,” sipas një zyrtari.
Deri më tani, nuk ka raportime për zbulimin e gjurmëve të koronavirusit në ushqimet e detit.
/abcnews.al