EMRI/ Sherr për një parkim, identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që vrau me thikë 41-vjeçarin në Sarandë

schedule19:51 - 17 Gusht, 2022

schedule 19:51 - 17 Gusht, 2022

Personi i cili goditi me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakia është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për Xh. Tarja., 24 vjeç, banues në Laç.

Lexo edhe: Sherr me thika në Sarandë, humb jetën një person

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për parkimin, ndërsa Bakia si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç.

Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al