Ukraina: “Qëllimi është fitorja dhe rikthimi i kufijve të 1991 të njohur ndërkombëtarisht”

schedule15:00 - 17 Gusht, 2022

schedule 15:00 - 17 Gusht, 2022

Pavarësisht se rusët kanë ende shumë burime në rezervat e tyre ushtarake, ushtria ruse nuk është fuqia e dytë më e madhe botë.  Kështu ka deklaruar ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov në një intervistë për rrjetin amerikan Zëri i Amerikës.

“Sigurisht që Rusia nuk është më “ushtria e dytë me e madhe në botë”. Në të vërtetë, rusët janë të shumtë në numër. Ata kanë shumë burime në depo dhe armatime. Por, edhe këto burime tashmë janë të vjetra. “tha Reznikov.

Sipas tij, tani Rusia ka grumbulluar rreth 115 grupe batalionesh taktike nga të cilat 105 përdoren për të plotësuar aftësinë e tyre luftarake në Ukrainë.

“Në total, janë ndoshta rreth 135,000 ushtarë. Por, është e nevojshme të përsërisim edhe një herë se ato janë të përzierë. Ka mercenarë, kursantë të mobilizuar nga territoret e okupuara përkohësisht të Krimesë dhe të tjerë. Plus profesionistët ushtarakë ”, shtoi ministri ukrainas.

Sipas Reznikov, plani kombëtar i Ukrainës është rimarrja e plotë e territoreve ukrainase të pushtuara nga trupat ruse dhe e kufijve të njohur ndërkombëtarisht në 1991.

“Jo ato të 2014 ose 2015 dhe jo ato të 24 shkurtit 2022. Historia përfundimtare është fitorja e Ukrainës dhe rivendosja e territoreve brenda kufijve të 1991, ” theksoi Reznikov.

/abcnews.al