Manchester United është tërhequr nga transferimi i mesfushorit Adrien Rabiot, edhe pse kishte arritur një marrëveshje me Juventusin.
Kërkesat financiare të mesfushorit kanë bërë që “Djajtë e kuq” të heqin dorë dhe të shikojnë për të tjera alternativa.
“The Telegraph” shkruan se Manchester United po përgatiten të bëjnë një ofertë 60 milionë euro për Casemiro.
Gjithsesi Real Madrid nuk ka ndërmend ta shesë brazilianin për këtë shifër dhe United do të duhet ta rritë ofertën për ekspertin e mesfushës. / abcnews.al