KFOR-i shton forcat në Jarinjë dhe Bërnjak “për t’iu përgjigjur shpejt sfidave të sigurisë”

schedule10:11 - 17 Gusht, 2022

schedule 10:11 - 17 Gusht, 2022

KFOR-i  ka rritur praninë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe aktivitetet patrulluese në atë zonë, me qëllim të rritjes së sigurisë  për situatën në veri të Kosovës.

Këto masa janë marrë për të mundësuar që KFOR-it t’i përgjigjet shpejt të gjitha sfidave të sigurisë, ka thënë për “Kosovo Online” Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it.

“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme”, ka thënë Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it. .

Në përgjigje thuhet gjithashtu se mandati i Misionit të KFOR-it, i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, është që të sigurojë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Për t’i kryer detyrat e veta, KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren”, thekson Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!