Një kandidate për doktoraturë në Universitetin e Leeds dhe nënë e dy fëmijëve është dënuar me 34 vite burg në Arabinë Saudite, dënimi më i rëndë i dhënë ndonjëherë për një aktiviste për të drejtat e grave në vend.
Salma al-Shehab is a 3⃣4⃣ year old mother of two boys.
She was sentenced to 3⃣4⃣ years in jail followed by a 3⃣4⃣ year travel ban in #SaudiArabia.
How old will she be when she’s free?
1⃣0⃣2⃣ years oldHow old will her boys be?
7⃣4⃣ & 7⃣2⃣We won’t let it stand. #FreeSalma pic.twitter.com/ia3vig6G3X
— The Freedom Initiative (@thefreedomi) August 16, 2022
Salma Al Shebab ishte me pushime në Arabinë Saudite në janar 2021 dhe po planifikonte të kthehej në Britani kur u arrestua, sipas grupit të të drejtave të njeriut me bazë në Uashington, Freedom Initiative.
Al Shabaab fillimisht u dënua me gjashtë vite burg për shkak se kishte hapur një llogari në Twitter dhe për postime në mbështetje të të drejtave të grave në Arabinë Saudite duke bërë thirrje për më shumë liri, por një gjykatë apeli e rriti dënimin në 34 vite burg.
“Salma al-Shehab is imprisoned for her women’s rights activism…as well as her religious identity,” says @USCIRF.
Salma al-Shehab, a brave women’s rights activist & beloved mother, was was sentenced to 34 years in jail in #SaudiArabia for tweets.https://t.co/umN7WLYJxC
— The Freedom Initiative (@thefreedomi) August 16, 2022
Dënimi i saj vjen vetëm disa javë pasi presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Arabinë Saudite, ku u takua me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se vizita e presidentit amerikan mund të inkurajojë autoritetet e vendit të përshkallëzojnë sulmet e tyre ndaj disidentëve dhe aktivistëve.
“Arabia Saudite po mburret para botës se po përmirëson të drejtat e grave dhe po promovon reformën ligjore, por nuk ka dyshim se situata po përkeqësohet,” tha Dr. Bethany al-Haidari nga Iniciativa për Liri.
/abcnews.al