Tiranë – Ndërron jetë në spital një nga personat e plagosur në aksidentin e të hënës në mbrëmje tek zona e Kodrës së Diellit në Tiranë. Begzan Hysa, 60 vjeç edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi të mbijetojë plagëve të marra.
I ndjeri po ecte me bashkëshorten e tij Valentina Hysa, ku një makinë e drejtuar nga Elinta Garo 27-vjeç i përplasi. Po ashtu makina që drejtohej nga 27-vjeçarja përplasi një tjetër këmbësor A.T.
/abcnews.al/