Zelensky ka shkarkuar ditën e djeshme krerët e shërbimeve sekrete në zona strategjike si vetë kryeqyteti, në rastin e Serhiy Zayats dhe Ternopil në rastin e Yuriy Boreichuk, shkruan The Guardian.
⚡️ Zelensky dismisses Security Service heads in four regions.
President Zelensky signed decrees dismissing the heads of SBU branches in Kyiv and Kyiv, Ternopil, and Lviv oblasts.
Lviv Oblast SBU Head Bondarenko was later appointed as the agency’s head in Kyiv and Kyiv Oblast.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) August 15, 2022
Sipas dekreteve të publikuara në faqen e presidentit, Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU(Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës)në rajonin e Kievit. Yuriy Boreichuk u shkarkua nga posti i kreut të drejtorisë kryesore të SBU në rajonin Ternopil.
Rikujtojmë se muajin e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenky firmosi shkarkimin e bujshëm të dy zyrtarëve të lartë dhe strategjikë, deri atëherë të cilësuar si besnikët e tij. Bëhet fjalë për prokuroren e përgjithshme Iryna Venediktova dhe kreun e shërbimeve sekrete (Sbu) Ivan Bakanov, të akuzuar për një kontroll të pamjaftueshëm të institucioneve që drejtonin, ku sipas presidencës po vepronin dhjetëra, ndoshta qindra “tradhtarë” që sipas akuzës ndihmonin planet e Moskës.
Kievi ka frikë se disa nga këto elementë veprojnë ende në fshehtësi në administratën ukrainase.
/abcnews.al