Saliou Guindo u largua nga Laçi pasi fitoi Këpucën e Artë me 19 gola. Sulmuesi nga Mali mori shumë oferta, por në fund zgjodhi të transferohej në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Guindo firmosi me Dibba Al-Fujairah për dy sezone dhe sigurisht oferta financiare ishte ajo që e bindi sulmuesin, i cili në Shqipëri ka luajtur edhe me Skënderbeun e Bylisin.
Guindo me kontratën e nënshkruar do të përfitojë 300 mijë euro në sezon, një marrëveshje mjaft e mirë për sulmuesin. / abcnews.al