Një 33-vjeçare veneciane është arrestuar pasditen e së premtes së bashku me dy burra të tjerë, të dashurin 38-vjeçar dhe një 50-vjeçar nga Padova.
Të tre u kapën në flagrancë duke vjedhur Moet & Chandon dhe shishe të tjera shampanje të shtrenjtë në rastet e një qendre tregtare në Castellano.
Jo vetën kaq, kërkimi i policisë ka nxjerrë edhe gjetje të tjera të çuditshme.
Vjedhja
Kur të tre u ndaluan ata kishin një qese me shishe të cilësisë së lartë dhe në çantën e shpinës një shishe me vlerë 800 euro.
Sipas kamerave të sigurisë, gruaja përzgjidhte shishet të cilat më pas ia kalonte partnerit të saj.
Ky i fundit i hiqte e etiketën, ndërsa personi i tretë ishte përgjegjës për fshehjen.
Sipas hetimeve të tre kishin zbatuar të njëjtën skemë edhe më 10 gusht, kur një vjedhje e ngjashme u shënua në të njëjtin dyqan.
Dyshimi është se të tre vodhën shishet për t’i rishitur./Abcnews.al/