Tiranë- Gjendet një person i mbytur në liqenin e fshatit Lanabgregas.
Policia bën me dije se ditën e djeshme (14 gusht) , është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Acbnews.al.