Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, ka thënë se sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema e meritonte të fitonte Topin e Artë.
Messi tha për Football Espana se Karim Benzema e meritonte të fitonte Topin e Artë këtë vit, nuk ka dyshim për këtë pasi kishte pasur një sezon emocionues.
Kujtojmë se Benzema u përfshi në listën e 30 pretendentëve në luftën për Topin e Artë. Në të njëjtën kohë, Lionel Messi nuk ishte në listë për herë të parë në 17 vjet.
34-vjeçari francez bëri 46 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 44 gola dhe 15 asistime. Kontrata aktuale e Benzemas me Real Madrid skadon verën e ardhshme. /abcnews.al/