Edhe pse ka 11 vite që ka dal në pension, Mustafa Bidulin e gjen ende duke i dhënë jetë drurit.
Pasioni për skuptutën nisi që në fëmijëri.
“Më ka pëlqyer arti që në fëmijëri, veçanësisht për skulpturën. Punimi parë është një gurë, një shoqen time. Kam qenë 12 vjec, pasi e përfundova puimin nëna ime më shkuli flokët, se prisha dy pirunj për të bërë flokët. Atëherë kanë qenë prirunjt me numër. Druja filloi me nallane, nga gjimnazi, ushtria, kam 48 punime druri”, tregon ai.
Disa shpendë flutarakë janë punimi i tij i fundit, që ende se ka përfunduar.
“Edhe fluturakët kanë qenë pasioni i imi. Ky punim ka dy lloj pamjesh. Poshtë kam kompozuar një festë gjelash. Sipër lejlekët duke u ndesh me gjelat. Ka ngelur vetëm për llak. Sepse unë nuk i jap ngjyrë drurit e lë ashtu siç është natyral. Kjo ka zgjatur 1 muaj e gjysmë. Ka shumë vështirësi pune”, thotë Bidulini.
Por pasioni i tij mbeten padyshim skulpturat nudo.
“Vëshitësia te nudot nuk është shumë e madhe. Po ky është një pasion një dëshirë që e kemi pasur dhe nuk kemi pasur mundësi të debutojmë. Erdhi momenti, bëra disa nga këto nudot. Druri është një material që me të drejtë jo shumë njerëz e punojnë. Do forcën, fantazinë, është e vështirë, nuk është si puna e pikturës. Druri është material shumë fisnik, shumë domethënës dhe realist. I lashtë, patjetër i lashtë”, thotë skulptori.
Veprat e tij i gjen të varura kudo. Madje edhe në bilardo. Kujton me humor punimin e skulpturës në fjalë.
“Është një skulpturë që luan bilardo. Ma kërkuan këto miqtë e mi këtu që donin të shihnin një femër që luante bilardo”, tregon ai.
Mustafa Biduli ka guxuar edhe me materialin e çelikut. Punimi i tij i parë dhe i vetëm është busti i ish diktatorit Enver Hoxha.
“Kjo ëshë bërë në vitin 1976. Kjo është kaq e saktë sa që kur e ka parë Odise Paskali, skulptori që është babai i skulptorit e ngatërroi me punimin e tij. Ka zgjatur 1 vit e katër muaj”, tregon ai.
Mustafa Biduli tregon se është duke punuar për të sjellë ekspozitën e 4 të tij. /abcnews.al