Familja Kardashian-Jenner u surprizua nga ndarja e Kim dhe Pete Davidson. Burimet janë shprehur për Hollywood Life se anëtarët e familjes Kardashian e mbështesin vendimin e tyre për t’i dhënë fund lidhjes pas nëntë muajsh edhe pse disa janë trishtuar.
Burimi zbuloi se motrat e famshme të Kim janë mërzitur për ndarjen sepse e adhuronin komedianin. “Ata e adhurojnë absolutisht Pete dhe edhe pse ai dhe Kim dolën vetëm për pak kohë. Ai u afrua shumë me të gjithë familjen, përfshirë fëmijët e Kim, në një kohë kaq të shkurtër.
Ata nuk kanë asgjë të keqe për të thënë për Pete dhe ai është më se i mirëpritur në familjen e tyre në çdo kohë”, u shpreh burimi. Kujtojmë që një ditë më parë, Kanye West, ish partneri i Kim-it bëri një shaka mizore për komedianin pas ndarjes së tyre.
Ai publikoi një montazh, ku supozohej një artikull që jepte lajmin se Pete Davidson ka vdekur, duke iu referuar kështu lajmeve që bënë bujë në botë se Kim dhe komediani janë ndarë.
/abcnews.al