“Nuk mund të shihja, dëgjoja dhe ecja”, aktori i famshëm zbulon sëmundjen që i rrezikoi jetën: Me fat që jam gjallë

schedule20:06 - 8 Gusht, 2022

schedule 20:06 - 8 Gusht, 2022

Në një intervistë që dha së fundmi, Ashton Kutcher foli për një problem shëndetësor që e la të paaftë për të parë, dëgjuar apo ecur. Aktori i famshëm zbuloi se vuan nga një çrregullim autoimun, e cila pati një ndikim shumë serioz në shëndetin e tij.

“Dy vjet më parë, pata këtë formë të çuditshme, jashtëzakonisht të rrallë të vaskulitit që, si p.sh., më prishi shikimin, dëgjimin, ekuilibrin tim, ” tha aktori 44-vjeçar duke shtuar më tej se iu desh rreth një vit që të kthehej në gjendje normale.

“Derisa kaloi, mendoja: ‘Nuk e di nëse do të mund të shoh përsëri, nuk e di nëse do të mund të dëgjoj përsëri apo nëse do të jem në gjendje të ec përsëri. Ndihem me fat që jam gjallë.”, tha aktori. Sot, pasi ka kapërcyer rrezikun, aktori tha se nuk lejon asnjë sfidë t’i pengojë suksesit të tij.

“Në momentin kur filloni t’i shihni pengesat tuaja si gjëra që janë krijuar për ju, për t’ju dhënë atë që ju nevojitet, atëherë jeta fillon të jetë argëtuese, apo jo?” theksoi ai. /abcnews.al