Amvisat e Polenës u bënë bashkë për të përgatitur në natyrë lakrorin në saç, gatimin unik në zonën e juglindjes.
Receta e këtij gatimi ruhet me fanatizëm jo vetëm nga gratë por edhe burrat e fshatit Polenë.
“Sigurisht që ka sekretet e veta, të tëra nuk tregohen. duhet të digjet saçi, të skuqet mirë që ta pjekë lakrorin. se ai 15 min ose 20 i do të piqet.”
Festa e lakrorit mblodhi dhjetëra qytetarë dhe vizitorë, që udhëtuan drejt Korçës për shijen e veçantë të lakrorit me dy petë.
“Shume bukur. Lakrori në saç është tradicional. është shumë I shijshëm. e bëj edhe unë, po jo ne saç se nuk mundem.”
“Lakrorin e kam patur traditë që nga gjyshja. Të parëm e kam bërë në klasë të 5. E bën të veçantë se piqet ne saç.”
Për të provuar shijen e lakrorit në festës I ishin bashkuar edhe turistë të huaj.
“Gruaja ime është nga Korça dhe unë pashë një postim në Facebook tek Bashkia e Korçës dhe erdha. Këtu është festë e bukur, njerëzit janë shumë miqësore, dhe kjo është e veçantë për mua. Unë kam provuar lakrorin dhe i preferuari im është lakrori me qepe e domate.”
Për të mësuar më shumë mbi sekretet e këtij gatimi tradicional, pjesë ishin edhe kuzhinierët e rinj.
“Në programet mësimore, kanë programe për mësimet tradicionale. Një ndër to është lakrori.”
Festa e lakrorit do të pasohet edhe nga festa të tjera lokale që do të organizohen nga Bashkia e Korçës gjatë muajve të Vjeshtës./Abcnews.al/