Presidenti i SHBA Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19 ditë u diagnostikua për herë të dytë me virus, thotë mjeku i tij.
Zoti Biden, 79 vjeçar, doli nga izolimi më 27 korrik, por rezultoi përsëri pozitiv më 30 korrik.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Kevin O’Connor, tha se rasti i rikthimit të virusit vërehet tek një përqindje e vogël e pacientëve që mjekohen me ilaçin Paxlovid që shërben për trajtimin e koronavirusit.
This morning, President Biden tested negative for COVID-19. An update from Dr. Kevin O’Connor, Physician to the President. pic.twitter.com/TvJnuhCJTI
— The White House (@WhiteHouse) August 6, 2022
Dr O’Connor shtoi se “presidenti vazhdon të ndihet shumë mirë”.
Presidenti përjetoi simptoma të buta gjatë kohës që kishte virusin dhe vazhdoi të punojë ndërsa ishte në izolim, tha Shtëpia e Bardhë.
Ai ka planifikuar të vizitojë shtetin jugor të Kentakit, i cili është shkatërruar nga përmbytjet, të hënën, sipas orarit të tij zyrtar.
Biden është tani presidenti i dytë i SHBA-së që infektohet Covid-19 gjatë kohës që ishte në detyrë. Paraardhësi i tij, Donald Trump, u shtrua në spital për tre ditë në tetor 2020 pasi u sëmur nga virusi.
Deri më sot, ka pasur 91.8 milionë raste Covid në SHBA dhe më shumë se një milion vdekje, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)./Abcnews.al/