Një studim mbresëlënës te meshkujt me probleme të mosfunksionimit erektil të butë deri në mesatar rezulton në prova të qarta se lëngu i shegës përmirëson ereksionin, duke ofruar një bazë për kryerjen e studimeve të tjera të ngjashme.
Disa vjet pas këtij hulumtimi fillestar (në vitin 2007), studiues të tjerë po tërheqin vëmendjen te burrat “hiperaktivë” duke raportuar tre raste të burrave që morën pilulën e njohur blu së bashku me lëngun e shegës dhe përjetuan priapizëm, siç raportohet nga dietologët Konstantinos Xenos dhe Asteria Stamatakis në librin e tyre “Meet the Greek super foods”.
Shkencëtarët nga Universiteti Queen Margaret, Edinburg kohët e fundit zbuluan se lëngu i shegës rrit nivelet e testosteronit të pështymës (të reflektuar drejtpërdrejt në nivelet e testosteronit në gjak) si te burrat ashtu edhe te gratë, ndërsa përmirëson gjendjen shpirtërore – faktorë që përmirësojnë humorin për marrëdhëniet seksuale.
/abcnews.al/