Dy persona kanë humbur jetë si pasojë e dy aksidenteve të ndryshme rrugore brenda një harku kohor të 45 minutave në Durrës. Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 21:45, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shën Avlashit. Një 55-vjeçar ende i paidentifikuar u përplas për vdekje ndërsa po lëvizte me biçikletë në autostradë nga një trajler.
45 minuta më vonë një tjetër person ende i paidentifikuar gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e një aksidenti rrugor në të njëjtin vend. Viktima rreth të 50-tave po tentonte të kalonte autostradën në këmbë kur u përplas nga një automjet.
Në të dy rastet, policia shoqëroi në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme dy drejtuesit e automjeteve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidenteve./ABC News Albania 24/7