Monitorimi nga ajri i Gurdia Di Financës italiane nxori zbuluar disa parcela me kanabis në 3 tetor të 2020-tës mes të cilave edhe atë me 6690 rrënjë kanabis në zonën e Himarës ku shef komisariati ishte Arjan Tase.
Pas këtij episodi, më datë 13 dhjetor 2020 prokuroria urdhëroi pezullimin nga detyra të Tases dhe detyrimin e tij për tu paraqitur në Prokurorinë e Vlorës me akuzën e shpërdorimit të detyrës bashkë me 5 kolegët e tij.
Sipas hetimeve, efektivë të policisë së Himarës me veprimet dhe mos veprimet, lejuan kultivimin e rreth 12 mijë bimëve kanabis në fshatrat e njësisë administrative Horë dhe Vranisht duke iu lehtësuar punën trafikantëve.
Përveç Arjan Tases dhe efektivëve të policisë në hetim u morën edhe 50 persona të tjerë, gjatë dy viteve hetime për të njëjtën dosje.
Lexo edhe: Policia donte ta mbronte, Prokuroria “fundos” raportin e AMP-së: Polici Arjan Tase hetohet për vrasje me dashje
Një muaj më vonë më datë 06.01.2021 Gjykata e Apelit Vlorë ka ndryshuar vendimin e pezullimit nga detyra duke caktuar vetëm atë të detyrimit për tu paraqitur në prokurori.
Rreth 2 javë më vonë, më datë 18 janar 2021 është ndërprerë pezullimi disiplinor, ndërsa hetimet janë pushuar me kërkesë të prokurorisë së Vlorës vetëm për komisarin Arjan Tase.
Ky vendim riktheu Tasen në detyrë me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit asaj kohe, Ardi Veliu. /Abcnews.al/