Makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari F.M është nxjerrë nga poshtë kamionit, ku përfundoi mesditën e sotme pas më shumë se 2 orësh.
27-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes pasi përplasja ishte shumë e fortë dhe makina ishte kthyer në një grumbull hekurash.
U deshëm më shumë se dy orë që policia dhe forcat zjarrfikëse të nxirrnin makinën dhe të bënin të mundur identifikimin e trupit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.
“Benzi” përfundoi poshtë rrotave të kamionit, ndërsa nuk dihet shkaku i aksidentit.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Informacion shtesë sqarues
Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, ku mjeti kamion me drejtues shtetasin I. C. u përplas me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, ju informojmë se si pasojë e aksidentit drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Abcnews.al/