Gushti ka nisur disi më mbarë për euron, e cila po fiton pikë gjatë ditëve të fundit kundrejt lekut pas rënies së djeshme gjatë ditëve të fundit të muajit të mëparshëm. Siç raporton Banka e Shqipërisë, gjatë ditës së sotme një euro u këmbye me 116.91 lekë, ndërkohë që një ditë më parë këmbëhej me 116.76 lekë.
Euro kapi minimumin në 27 korrik duke u këmbyer me 116.60 lekë.
Rritje gjithashtu kundrejt lekut kanë patur edhe dollari amerikan me paundin britanik. Një USD u këmbye me 114.71 lekë, ndërkohë që një paund u këmbye sot me 139.61 lekë.
/abcnews.al